E vërteta e hidhur prapa fotografisë së gruas që flinte në rrugë me fëmijë, alarmohet krejt shteti

Mbrëmë në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e një gruaje dhe një fëmije duke fjetur në rrugë.

Fillimisht u tha kjo fotografi është bërë në Prishtinë më saktësisht në lagjen e Bregut të Diellit.

I pari që shkroi për këtë është portali ‘Neutral’.  Kjo foto është shpërndare nga shumë qytetarë, duke na alarmuar dhe mobilizuar për të iu dalë në ndihmë.

Me ç’rast u angazhua edhe drejtoria e për mirëqenie sociale e Komunës se Prishtinës dhe Policia e Kosovës.  Pas dy orë kërkimi doli se në fakt lajmi është i rrem dhe se fotografi ishte bërë diku në lagjet e Sirisë.

Image

Pas lajmit që u dha në media u angazhua edhe grupi i vullnetarëve të udhëhequr nga Ridvan Tahiri. Ky i fundit pasi u vërtetua që ky lajm është i rrem doli edhe me një reagim duke shprehur keqardhje që po shpërndahen të tilla lajme vetëm sa për klikime.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Drejtori për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj.

Kukaj ka thënë se kjo foto është fake news dhe se fotografia është realizuar në Siri para tri vitesh.

Por i njëjti portal që u tha për këtë nënë më fëmijë në rrugë, doli sërish me një demant. Në fakt ishte një ish-gazetare,  e cila kishte shfrytëzuar llogarinë  e saj të këtij portalit për të demantuar pikërisht mediumin që shpërndau një lajm të tillë.

 

ImageImage

Nuk është hera e parë që mediat bien pre e lajmeve të rrem e shumë herë disa prej tyre u kushtoi edhe me humbje të lexueshemërisë, gjë për të cilën sot portalet luftojnë më shumë se kurrë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme