Shkelzen D., akuzohej se më 16 prill të vitit 2017 e kishte vrarë të njohurin e tij, Igor Z. (26 vjeçat) me një revole të tipit “Zastava”. Vetëm pak minuta pas vrasjes ai i ishte dorëzuar policisë, duke pranuar se ka bërë dicka të tmershme që nuk kishte dashur ta bënte
Pasi që në procedurën e mëhershme ishte shpallur i lirë, shqiptari 28 vejçar Shkelzen D. në procesin gjyqësor të përsërfitur dhe të përmbyllur sot, është dënuar me 20 vjet burg për vrasje të rëndë. Dënimi i shqiptuar në Gjykatën e Landit në Vjenë nuk është i plotfuqishëm, shkruajnë mediat austriake, pasi që avokatët e tij mbrojtës kanë paralajmëruar ankesë dhe kanë kërkuar lirim të klientit të tyre.
Shkelzen D., akuzohej se më 16 prill të vitit 2017 e kishte vrarë të njohurin e tij, Igor Z. (26 vjeçat) me një revole të tipit “Zastava”. Vetëm pak minuta pas vrasjes ai i ishte dorëzuar policisë, duke pranuar se ka bërë dicka të tmershme që nuk kishte dashur ta bënte, transmeton albinfo.ch. Por, pranimni i bërë fillimisht, më vonë qe tërhequr mbrapsht. Dhe në favor të kësaj tërheqjeje fliste edhe një rrethanë misterioze: në duart e tij nuk ishin gjetur gjurmët që zakonisht mbeten nga shkrepja e revoles. Veç kësaj, fotografitë e dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes tregojnë pamje të viktimës dhe të një personi tjetër, të panjohur i cili ka shtënë me armë, thonë avokatët.
Nisur nga të gjitha këto, ai në shtator të vitit të kaluar qe liruar si i pafajshëm njëzëri nga gjyqtarët porotë. Por tre gjyqtarët profesionistë, pjesë e trupit gjykues,e kishin kundërshtuar vendimin e porotëve.
Vetë i akuzuari gjatë gjithë procesit ka heshtur. Ndërsa një numër policësh kishin dëshmuar atë që kishin parë,. Gegjësisht ata kishin dëgjuar atë të ketë thënë se e ka bërë vrasjen por nuk kishte dashur ta bënte dhe se kishte qenë një aksident. Kjo pasi që ai kishte dashur të bisedonte me viktimën por ai e kishte sulmuar dhe kështu kishte provokuar shqiptarin që ta qëllonte me armë, në vetëmbrojtje.
Kërkesa e mbrojtësve që të bëhet edhe një ekspertizë është hedhur poshtë nga gjyqtarët. Sipas tyre, analiza e kërkuar e gjurmëve të gjakut bie në domenin e mjekësisë liogjore, ndërsa një ekspertizë nga kjo fushë tashmë ekziston.