“E vrava dhe nuk pendohem” – Dëshmia e Eduart Danaj pas vrasjes së ish-gruas: Po m’i hante lekët prej shumë vitesh ajo…

“E vrava dhe nuk pendohem” është shprehur për autoritetet greke Eduart Danaj, 50 vjeçari i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, Enkeleda Danaj.


Sipas dëshmisë së dhënë nga autori i vrasjes, arsyeja e veprimit të tij ekstrem qëndron për tradhti nga ana e ish-gruas përgjatë kohës që ishin të martuar, e se Enkeleda Danaj “po i hante lekët”

“Ish gruaja po i hante lekët dhe se prej shumë vitesh ka pasur lidhje jashtë martesore me disa meshkuj. Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook”, u shpreh Eduart Danaj për policinë helene

Arrestimi i Eduart Danaj

Pas vrasjes, autori nuk ka ndërruar rrobat dhe ka qenë duke ecur i përgjakur. Kur autoritetet e gjetën, ai ishte nën efektin e alkoolit. Ai pretendoi se kishte pirë vetëm dy birra. Në banesën në rrugën Pangalou u gjetën disa shishe me birra.

 Vendi ku u gjet autori i vrasjes

Ngjarja

Nga martesa disa vjeçare, prej së cilës kanë ardhur në jetë dhe dy fëmijë, duket se ka qenë gjithmonë prezente dhuna dhe kërcenimet me jetë, pasi Enkeleda ka kallëzuar Eduartin 3 herë në autoritetet greke.

Denoncimi i parë i saj ka ardhur në 3 prill 2013, për dhunë në familje.

I dyti vjen në 18 shtator 2022, kur 40 vjeçarja e ka denoncuar burrin e saj për kërcënim, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Pas këtij denoncimi, Eduart Danaj u arrestua dhe u lëshua urdhër nga gjykata që çifti mos të bashkëjetonin më. Raportohet se pas këtij denoncimi ata kanë jetuar sërish së bashku, pasi viktima e kishte falur dhunuesin, për të disatën herë.

Pavarësisht faljeve, Eduart Danaj ka vazhduar sërish ushtrimin e dhunës në familje, ndaj dhe çifti divorcohen në marsin e këtij viti.

Ndarja mes tyre nuk arriti që të shpëtonte Enkeledën nga kërcenimet dhe bezdisjet e vazhdueshme nga ana e ish-burrit të saj, pasi ky i fundit në datën 6 maj paraqitet poshtë shtëpisë së saj, i dehur. Nga përballja e tyre, Eduart i tha asaj “do të shohësh se çfarë do të ndodhë ty, do të të djeg”.

Marr shkas nga ky kërcenim, viktima së bashku me vajzën e saj janë paraqitur në zyrat e policisë greke në datën 7 maj për të denoncuar Eduart Danaj.

Por ditën e sotme, Enkeleda u masakrua nga ish-bashkëshorti i saj me thikë në bark.

Trupi i saj është gjendur nga komshinjtë, rreth orës 06:00 të mëngjesit, pasi 50 vjeçari e kishte lënë në mes të rrugës, ekzaktësisht në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme