E zuri masivi i dheut teksa po punonte me eskavator, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit pas 7 ditësh kërkime intensive

Pas 7 ditësh kërkime intensive, është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçarit Ardit Beshiri, punonjësi i ekskavatorit që u zuri poshtë masivi i dheut më 3 maj.


Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e njohur si “Qafa e Burrelit”, pranë fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ku ndodhi një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 kilometrash.

Në momentin e ngjarjes, Arditi ishte duke punuar me ekskavator si punonjës i një kompanie private që operon në fushën e shfrytëzimit të mineraleve.

Si pasojë e rrëshqitjes, ai u zën nga masivi i dheut dhe inerteve, duke humbur jetën tragjikisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme