E zuri poshtë ngarkesa me materiale ndërtimi, humb jetën 52-vjeçari shqiptar në Itali, baba i 4 fëmijëve

Një shqiptar nga Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e punës ku 52-vjeçari Nazmi Morina ka humbur  jetën pasi u shtyp nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton.

Nazmi Morina ishte duke shkarkuar një paletë me dritare dhe dyer PVC nga një furgon, të kompletuar me xham të dyfishtë dhe gati për t’u montuar. Ai ka tërhequr pakon e dritareve në tokë dhe po ndërmerrte hapa për të hequr rripat që e mbanin të lidhur me kabllon e vinçit, kur papritmas paleta e rëndë u përmbys dhe u rrëzua mbi të, duke e shtypur.

Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme