Gazetar: Zekirija Haxhiu
Prokuroria e Krimit të Organizuar ka ngritur procedurë hetimore kundër 13 zyrtarëve policorë. Që të gjithë dyshohen se nga periudha 14.03.2025 deri më 16.03.2025, si persona zyrtarë kanë kryer vepra penale kundër sigurisë publike. Zyrtarët policorë kujdestar dyshohen se kanë ndërmarrë masa operative mbi bazën e planeve të vjetra, përkatësisht të pa përditësuar me informacione dhe rrethana të reja.
“Sipas këtij plani I cili është përpiluar në bazë të planeve të mëparshme, është vepruar pa asnjë ndryshim, dhe më 16.03.2025 në vendin ku janë mbledhur numër I madh I njerëzve – kabare “PULSE”, nuk kanë ndërmarë masa që të paranndalojnë aktivizimin e mjeteve piroteknike në skenë ku ka performuar grupi muzikor “DNK”, në momentin kur e kanë kryer kontrollin, ndezja e së cilës nuk është paraqitur në stacionin policer në Koçan, e si pasojë e së cilës është shkaktuar zjarri në diskotekën “PULSE”, me çka nuk kanë ndërmarrë masa për mbrojtje të personave prezent në diskotekën “PULSE””, thonë nga Prokuroria.
Për të gjithë 13 policët e ndaluar, organi i akzuës ka kërkuar vetëm masa sigurie dhe jo paraburgim. Masat e kërkuara janë ndalesë për lëshimin e vendbanimit, obligim që të paraqitet tek organi kompetent që do ta caktojë gjykatësi, konfiskim i përkohshëm i pasaportës, ndalesë për kryerjen e detyrës si polic si dhe ndalesë i çdo lloj kontakti me personat e tjerë të dyshuar. Disa prej policëve, edhe më herët gjatë hetimeve ishin marrë në pyetje.
“MPB ishte në koordinim me prokurorin publik për krim të organizuar i cili jepte urdhëra, një pjesë e tyre ishin dëgjuar edhe më herët, kështu që nuk është kjo diçka që tani e kemi mësuar por tani mblodhëm dëshmi me çka, një pjesë e dëshmive të cilat ekipi i prokurorëve i mblodhi në këtë procedurë jepen si dëshmi edhe në procedurë edhe për zyrtarët policorë”, deklaroi Lupço Kocevski – Kryeprokuror.
Bashkë me 13 policët e ndaluar, numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë të cilët dyshohen për vepra penale lidhur me zjarrin në Koçan, shkon në 27. Paraprakisht, policia në bashkëpunim me Prokurorinë për Krim të Organizuar, patën ndaluar dy herë nga shtatë policë. Nëse do të ngritet akuzë apo jo për të gjithë 27 zyrtarët policorë, do të vendosë Prokuroria për Krim të Organizuar. /Alsat.mk