Edhe 30 ditë arrest shtëpiak për Glauk Konjufcën

Glauk Konjufca, deputet i Vetëvendosjes, do të jetë për 30 ditë në arrest shtëpiak, kështu ka njoftuar LVV.

“Sistemi i drejtësisë i kapur nga klani Pronto ia ka vazhduar deputetit Glauk Konjufca edhe 30 ditë arrestin shtëpiak. Ky pushtet që ishte duke e mbajtur padrejtësisht deputetin Konjufca ka vendosur ta bllokojë atë për t’ia ndalur hovin e kundërshtimit të ‘Prontos’”, thuhet në njoftimin e LVV-së, transmeton Koha.net.

Arrestimi dhe mbajtja e aktivistëve të Vetëvendosjes, sipas tyre, në kohën e dëshmive dhe lulëzimit të krimit të organizuar të pushtetit, është frikë e pushtetit. “Por, tashmë kjo nuk mund të krijojë kurrfare hutie”, thuhet nga ta.

Policia dhe prokuroria, sipas Vetëvendosjes, çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë që t’i bindesh klanit “Pronto” është shkelje e rëndë dhe nuk mund të vazhdojë gjatë.

“Mjegulla që duan ta krijojnë nuk po zë vend. Gjithçka është shumë e qartë. Ky demarkacion është i pambrojtshëm pasi gabimet e mëdha në këtë marrëveshje janë argumentuar nga shumë anë. Agresioni policor është shenjë që pushteti po bjen. Këto janë përpëlitjet e tij të fundit për ta ruajtur pushtetin kështu siç është. Brutaliteti i këtij pushteti do të përfundojë shumë shpejt sepse askush nuk do të jetojë me një shtet që krejt çka ofron janë taktikat policore”, përfundon Vetëvendosje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme