Në kohën kur nga seanca parlamentare e demarkacionit, kanë mbetur vetëm disa orë, deputetët e VV-së janë aktivizuar.
Pas Albin Kurtit e Rexhep Selimit që këmbngulën edhe njëherë në votat kundër kësaj marrëveshje, tani edhe deputeteja Albulena Haxhiu ka dërguar një mesazh, ani pse jo shumë të qartë.
Ajo njëjtë sikurse edhe bashkëshorti i saj, i cili gjatë ditës i kishte apostrofuar si tradhtarë ata që e votojnë demarkacionin, edhe Haxhiu u ka drejtuar fjalët atyre që kanë dilema në votën për këtë marrëveshje.
“As mish as peshk” ka shkruar Haxhiu në rrjetin social facebook, duke mos sqaruar saktë se kujt po ja drejton këtë proverb popullore.
Deputetët e krahut të Dardan Molliqajt nuk kanë konfirmuar ende votën e tyre për seancën e nesërme.