Edhe ambasadorët e shteteve tjera, apel Kosovës: Ratifikojeni Demarkacionin

Ambasadori i Kanadasë në Kroaci dhe njëherësh jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” tregon arsyet pse deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi para se çështja të shkojë në Arbitrazh Ndërkombëtar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Daniel Maksymiuk, ambasador i Kanadasë në Kroaci dhe njëherësh jorezident për Kosovën, kërkon nga deputetët e Parlamentit të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, në fund të fundit arsyeja për ta bërë demarkimin e kufirit me Malin e Zi është që të mundësohet bashkëpunim më i mirë me një shtet mik dhe një zhvillim ekonomik mes dy palëve.

Ndërsa kushti i dytë i BE-së për heqjen e vizave – luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, është që të ndërtohet një Kosovë më e mirë dhe prosperuese. Këto komente Maksymiuk i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se Kanadaja e mbështet dëshirën e kosovarëve që të udhëtojnë pa viza në BE dhe njëkohësisht integrimin e tërësishëm të vendit në familjen evropiane.

Maksymiuk është ambasador i Kanadasë në Kroaci, shtet ky që po ashtu ka mosmarrëveshje me Slloveninë mbi kufijtë detarë dhe mbi të drejtat e lundrimit e të peshkimit, përderisa në qendër të mosmarrëveshjeve është Gjiri i Piranës.

Në fund të qershorit të vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit kishte marrë një vendim që tri të katërtat e Gjirit të Piranës t’i përkasin Sllovenisë krahas korridorit që i siguron qasje në det të hapur, por Kroacia nuk e pranon vendimin.

Për këto arsye ambasadori Maksymiuk thotë se preferon zgjidhjet e negociuara dhe bilaterale para se çështja të dërgohet në Arbitrazh. “Në rastin e Kosovës dhe të Malit të Zi tashmë ka një zgjidhje bilaterale, e cila reflekton interesat e të dyja palëve. Është e bazuar në punën e ekspertëve. Do të doja t’i shihja përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës në Parlament që të marrin përgjegjësinë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme dhe jam optimist se kjo është ajo që ata do ta bëjnë”, shprehet mes tjerash ai.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” diplomati kanadez flet edhe për mundësitë që kosovarët kanë të shkojnë dhe të punojnë në shtetin e tij.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme