Edhe deputeti Gashi thotë se opozita e ka të pamundur mocionin pa ndihmën e shumicës

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se mocioni i mosbesimit ndaj kryeministrit pa pëlqimin e deputetëve, siç ka thënë ai, të pushtetit është i pamundur.

Ka numëruar arsyetim që gjenden në Neni 30 Mocioni i mosbesimit për Kryeministrin

1. Me propozimin e një të tretës (1/3), përkatësisht të 40 deputetëve të Kuvendit, mund të merret mocioni i mosbesimit për Kryeministrin.

2. Mocioni i mosbesimit, i nënshkruar nga së paku një e treta (1/3), përkatësisht nga 40 deputetë, pranohet kur për të voton shumica e të gjithë deputeteve të Kuvendit.

3. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës, jo me vonë se pesë (5) ditë dhe jo më herët se dy (2) ditë nga dita e parashtrimit të tij.

4. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

5. Nëse mocioni i mosbesimit dështon, një mocion tjetër i mosbesimit mund të parashtrohet vetëm pas nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Edhe njohësi i çështjeve të Kuvendit, Albert Krasniqi, ka thënë se opozita e ka të vështirë inicimin e mocionit ndaj Qeverisë.

Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit, në një intervistë për kp, ka thënë se opozita e ka të vështirë inicimin e kësaj nisme meqë duhen 40 nënshkrime të deputetëve, të cilat pa ndihmën e deputetëve të pozitës nuk mund t’i arrijnë.

“Konsideroj se do të jetë e vështirë vet inicimi i kësaj procedure, sepse kërkon një të tretën e votave të deputetëve, përkatësisht 40 nënshkrime të deputetëve dhe në rast se votojnë për këtë mocion të mosbesimit të kryeministrit duhen që të jenë së paku 61 vota për, çka nënkupton se duhet të dalin përtej votave të deputetëve opozitar, pra të ketë përkrahje edhe të partive që janë në pushtet. Në rast se i merr 61 e më shumë vota, atëherë qeveria konsiderohet e shkarkuar dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme. Mirëpo në rast se nuk kalon ky mocion i mosbesimit atëherë për 90 ditë të tjera nuk ka të drejt të inicimit të një mocioni të ri të mosbesimit të Qeverisë”, tha Krasniqi.

Por, për zgjedhje të parakohshme janë shprehur edhe disa nga deputetët e pozitës e në veçanti ata nga Partia Demokratike e Kosovës. Shaip Muja, Shukri Buja dhe Nait Hasani tash e disa javë edhe publikisht kanë kërkuar që të prishet koalicioni LDK-PDK dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Dy partnerët e koalicionit, kur kishin nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje, në një prej pikave të marrëveshjes është edhe pika për mospërkrahjen e mocioneve që vijnë nga palët tjera.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme