Frashër Krasniqi zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak për dy muaj anëtarëve të Vetëvendosjes që akuzohen për sulm ndaj Kuvendit.
Vendimin e ka bërë të ditur vet Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Sapo e pranova vendimin për vazhdim të arrestit shtëpiak edhe 2 muaj. Sa më shumë prova që po dalin për pafajësinë tonë, aq më shumë po zgjatet procesi; aq më shumë po konfirmohet shndërrimi i sistemit të drejtësisë në sistem të kriminalizuar që i shërben “Pronto”-s.
Jo edhe 2 muaj, por edhe 20 le t’i vazhdojnë. Të mbahesh nën arrest nga kriminelët, nënkupton që ua ke zënë rrugën atyre. E Lëvizja VETËVENDOSJE! po sulmohet kështu pikërisht ngase është alternativa e vetme ndaj kriminelëve.(sic.)/Telegrafi/