Edhe dy muaj paraburgim për Bogdan Mitroviqin

Gjykata në Prizren, me propozim të Prokurorisë Speciale të Kosovës për Krime Lufte, ia ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin Bogdan Mitroviqit, transmeton Koha.net.

Mitroviq është arrestuar në fund të gushtit në Suharekë me dyshimin për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Sopijë të kësaj komune në vitin 1999 .

Lajmin për zgjatjen e paraburgimit për radio kontakt plus e ka konfirmuar avokati i tij Mitroviqit, Dejan A Vasiq, përcjell b92.

Vasiq vazhdimin e paraburgimit e ka quajtur të pabazë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Mitroviqit më 18 korrik të këtij viti me aktakuzën krime lufte kundër popullatës civile.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme