Edhe këtë javë pa institucione të reja

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet që të mbahet më 27 apo 28 korrik. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të PAN-it, të cilët thonë se seanca është shtyrë për shkak të disa “çështjeve teknike”. Këtë nuk e besojnë as partitë tjera e as analistët. Sipas tyre, PAN-i nuk i ka numrat andaj po luan me data

Është bërë më shumë se një muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në vend, e 10 ditë nga certifikimi i rezultateve, kurse Kosova nuk ka ende institucione të reja. Edhe pse ishte premtuar nga koalicioni fitues se Kuvendi dhe Qeveria do të krijohen në javën e parë e më pas në të dytën të afatit ligjor prej 30 ditësh, tash seanca konstituive e Kuvendit është shtyrë të paktën deri më 27 apo më 28 korrik, shkruan “Zeri”

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë thënë se arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me pushimet e deputetëve dhe me çështje teknike të Kuvendit, e jo me problemet me numra. Por, përfaqësuesit e subjekteve të tjera parlamentare konsiderojnë se nuk ka pasur asnjë arsye për t’u marrë ky vendim. Përkundrazi, sipas tyre, seanca do të duhej të mbahej pikërisht gjatë kësaj jave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme