Edhe kur me Albinin nuk pajtohem për diçka, sot për sot ai mbetet më e mira që ka Kosova dhe shqiptaria!

Miq të kësaj faqeje më pyesin pse nuk u reagoj atyre që manipulojnë me komentet e mia duke dashur të tregojnë se më në fund qenkam mbushur mendsh dhe e paskam kuptuar sa i “keq” na qenka Albin Kurti?!
Të tillëve ua kam zili, sepse për dallim nga unë, ata kanë me cilin të merren.
Jo tani, po para shumë vitesh, e kam thënë se nuk merrem me “buzhallat” e ‘budallat’ që shkruajnë ashtu dhe aq sa paguhen, e që nuk dinë të lexojnë shkrime që as shiten as blihen.
Pastaj çka mund të thuash për atë që akedemikun i cili për nga mosha mund të jetë gjyshi i tij i dhe që, shkrimtarin që ka shkruar ma shumë libra seç ai ka lexuar gjatë tërë jetës, e quan mut???!!!
Sidoqoftë duhet thënë se edhe kur për diçka nuk pajtohem me Kurtin, ai për mua mbetet politikani më i mirë që sot për sot kanë Kosova e shqiptaria. Dhe se një politikan të kalibrit të tij është mëkat ta krahasosh, për shembull, me drejtuesit e LDK’së të cilët, përderisa janë të mbrojtur nga ‘buzhallat’ e ‘budallat’, do vazhdojnë të ecin udhës së vetë shkatërrimit.
Më në fund, me ata që kullën e të vërtetave të vete e murojnë me tulla prej m..ti, nuk duhet të merrem unë por ekspertët që mund t’i ndihmojnë njerëzit me probleme mendore. (Kim Mehmeti) /sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme