Edhe LDK’ja preket nga Specialja, asambleisti i saj intervistohet si i dyshuar në Hagë

Asamblist i LDK-së në Suharekë, Bashkim Ndrecaj, e ka përfunduar sot intervistimin nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.


Ndrecaj ftesën për t’u paraqitur në Hagë e kishte marrë në mars të këtij viti, teksa gjatë ditës së djeshme ishte paraqitur para zyrave të Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Pas u intervistua, ai ka folur për lajmi.net, teksa ka treguar se në pyetje është marrë në cilësinë e të dyshuarit dhe është mbrojtur në heshtje.

“Edhe sikur te me ofrohej mundësia qe të kthehem prapa ne kohë,asnjë pikë dhe asnjë presje nuk do të hiqesha nga koha e luftës. Krenohem dhe falenderoj zotin qe mu dha mundesia të isha pjesë e UÇK-së”, ka thënë ai.

Ndryshe, Ndrecaj është edhe bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili kohë më parë ishte arratisur pas ftesës që i kishte ardhur nga Specialja. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme