Gazetar: Adnan Qaili
Edhe Lëvizja “ZNAM” ka shpallur kandidaturat për deputetë në të gjitha zonat zgjedhore. Partia e Maksim Dimitrievskit publikoi listat me nga 20 kandidatë, për çdo njësi zgjedhore Zëdhënësi i partisë “ZNAM” tha se janë përzgjedhur kandidatë të rinj dhe të pa njollosur në karrierën politike, për të cilët presin besimin me vota nga qytetarët.
“Për dallim nga ne, LSDM dhe VMRO DPMNE, të cilët në shumicën e rasteve i kanë zgjedhur deputetët e deritanishëm së dhe nuk kanë ofruar asgjë të re në kuadrin profesional. Për Maqedoninë tonë, në listat për deputetë kandidon me njerëzit, të cilët janë të rinj në politikë, profesionistë në fushat e tyre që punojnë, me autoritet dhe të njohur në rrethet e tyre, të ndershëm, me karakter dhe vlera të vërteta, por edhe njerëz që tani më kanë përvojë politike dhe janë faqebardhë. Besojmë që qytetarët e Maqedonisë do ta njohin dallimin në cilësinë e kandidatëve për deputetë dhe besimin do të ja japin Lëvizjes ‘ZNAM’ për Maqedoninë tonë”, tha Nikolla Memov, Zëdhënës i Lëvizjes “ZNAM”./Alsat.mk