Edhe një grua sulmohet seksualisht në Lipjan

Është rritur numri i grave që po raportojnë në Policinë e Kosovës sulmet seksuale nga të panjohur.

Dje në Lipjan, është arrestuar një burrë pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht një grua, transmeton Koha.net.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nuk janë të pakta rastet e ngacmimeve seksuale që po ndodhin në qytete të ndryshme të Kosovës.

Pak ditë më parë policia e Kosovës, është vënë në ndjekje të një personi i cili po ngacmon seksualisht gratë në rrugët e Prishtinës.

Për të, madje janë siguruar edhe video duke ngacmuar gratë.

Nga Policia thonë që ende nuk e kanë identifikuar sulmuesin, megjithatë, sulmet ndaj grave vazhdojnë të ndodhin.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme