Edhe një ish-komandant i UÇK’së nga Drenica, ftohet nga Gjykata Speciale

Përveç Sami Lushtakut, Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën ka ftuar për intervistim në Hagë edhe një tjetër ish-komandant të UÇK-së nga rajoni i Drenicës. Ai në Kosovë është i dënuar për krime lufte.

Në mesin e ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë ftuar për intervistim në janar, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është edhe një ish-komandat nga Drenica – emër i njohur për redaksinë.

Ai, tashmë është i dënuar edhe në Kosovë, për krime lufte, nga një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë, si pjesë e një misioni të huaj në Prishtinë.

Ish-komandanti nga Drenica është dënuar nga një gjykatë vendore për krim të luftës kundër popullatës civile, vrasjen dhe torturimin e të burgosurve gjatë konfliktit të armatosur të viteve ’98-’99, në Kosovë. Po ashtu, ka qenë i akuzuar edhe në një rast tjetër për krime lufte, por është liruar nga akuza.

I njëjti aktualisht nuk ndodhet në vuajtje të dënimit, pas një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë i nxjerrë para disa muajve.

Ftesa i është konfirmuar Gazetës Express nga persona të afërt me procesin, sikurse edhe me personin në fjalë. Intervistimi është paraparë të ndodhë në mes të muajit të parë, të vitit të ardhshëm – janar 2018, në Hagë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme