Partisë së Ramush Haradinaj i është bashkuar edhe një artiste.
AAK-së po i bashkohen me radhë artistët e estradës.
Pas fjalëve se Labinot Tahiri është gati të aderojë në këtë parti, edhe këngëtarja Aida Doci është parë se i është bashkuar.
Në një event të mbajtur nga partia, është parë edhe Aida shumë pranë Ramushit dhe bashkëshortes së tij.
Këngëtarja e baladave dhe muzikës popullore duket se tash po kërkon karrierë edhe në politikë.