Edhe një komunë e re serbe?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalaibovr Jevtiq, ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe të fitojë në të gjitha mjediset me shumicë serbe, por që të fitojë ulëse në kuvendet komunale të Istogut dhe të Klinës, ku shqiptarët janë shumicë, shkruan sot, gazeta Zeri.

 

Javtiq ka shtuar se qëllimi i Listës Serbe është të fitojë në ato mjedise ku shumicë janë shqiptarët, në mënyrë që të ketë mundësi t’i zgjidhë problemet jetësore me të cilat ballafaqohen serbët. Ai gjithashtu ka kërkuar që të formohet një komunë e re serbe, Plemetin – Prelluzhë.

Ndërkaq Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se Lista Serbe garon me kandidatë për kryetarë në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, si dhe për herë të parë edhe në 11 komuna ku shumicë nuk janë serbët.

“Ne jemi partia e vetme serbe e cila ka arritur t’i bashkojë serbët në Kosovë dhe në zgjedhjet e 11 qershorit kemi arritur të fitojmë me 90 për qind të votave të serbëve të Kosovës. Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit garojnë 17 subjekte politike serbe. Lista Serbe është e vetmja që ka marrë mbështetjen e Beogradit”, ka thënë Rakiq.

E ndërkaq zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka riaktualizuar çështjen e formimit të komunës së Prelluzhës, një fshat i Vushtrrisë, në të cilin funksionon komuna paralele e Vushtrrisë. Por, për ndryshim nga kërkesa në mandatin e kaluar, Lista Serbe dhe vetë Jevtiq tani kërkojnë që edhe Plemetini të jetë komunë, duke precizuar që dy fshatrat me serbë, Plementine e Prelluzha, të jenë një komunë.

Gjatë fushatës që ka zhvilluar Jevtiq me Listën Serbe në Prelluzhë serbët e këtij fshati i kanë kërkuar atij që të bëjë trysni tek Qeveria e Kosovës për themelimin e komunës serbe të Prelluzhës, e cila është e banuar me shumicë serbe, por edhe me komunitete të tjera, siç janë romët. …

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme