Edhe një shtetas nga Maqedonia e Veriut në mesin e viktimave në Novi Sad

Vuçiq tha se në mesin e viktimave është dhe një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

“Ne u goditëm nga një tragjedi e madhe. Në stacionin kryesor të trenit në Novi Sad, tenda u shemb mbi shumë njerëz. Ende nuk kemi arritur të vërtetojmë identitetin e pesë personave, tetë nga të vdekurit janë shtetas të Serbisë, ndërsa një person është nga Maqedonia. Në emër të të gjithë qytetarëve, familjarëve dhe të afërmve u shpreh ngushëllimet e mia. Ne duhet të bashkohemi dhe të ndihmojmë familjet e viktimave, të bëjmë gjithçka për të minimizuar dëmet dhe për të ndihmuar ata që humbën të dashurit e tyre”, tha presidenti Vuçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme