Ambasada e Turqisë në Kosovë është deklaruar rreth transformimit të FSK-së në Ushtri, duke e mirëpritur këtë vendim.
Deklaratë nga Ambasada e Republikës së Turqisë në lidhje me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor 2018, për transformimin e FSK-së në Ushtri:
Turqia, si një vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në Ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu konstaton deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe do të përfshijë të gjitha komunitet e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton Sakte.net.
Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do të vazhdojë mbështetjen e saj për vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
Kujtojmë, se deri tani transformimin e FSK-së në Ushtri, e kanë përkrahur SHBA-ja, Gjermania, Britania e Franca.