Edhe pas trenit, Mustafa i vendosur për Asociacionin (VIDEO)

Provokimet nga Serbia janë shtuar, por Isa Mustafa i siguron qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurt.

Kryeministri tha të mërkurën në mbledhjen e qeverisë se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës.

Pos kësaj shefi i ekzekutivit shtoi se kabineti i tij është i përkushtuar për të zbatuar ligjshmërinë  e kushtetutshmërinë në tërë territorin e vendit.

Por këto fjalë të kryeministrit nuk i dëgjuan vartësit e tij serb. Megjithatë, edhe për ta pati një thirrje.

Pos kësaj shefi i qeverisë tha se kabineti i tij është i përkushtuar për të themeluar edhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Mustafa apeloi edhe udhëheqësin e komunës së Mitrovicës Veriore, që në bazë të ligjit të rrënojë murin e ndërtuar në këtë pjesë, ose do ta bëjë qeveria.

Kryeministri edhe një herë bëri me dije se dialogu me Serbinë, është orientim strategjik dhe nuk do të ndalet.

Kronikë e Dibran Istrefit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme