Maqedoni: Edhe pse u paralajmërua për sot, në pikëpyetje vazhdimi i seancës konstituive

Edhe përkundër paralajmërimit që erdhi mbrëmë vonë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, se gjatë ditës së sotme do të zgjidhet Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit, vazhdimi i seancës konstitutive ende zyrtarisht nuk është caktuar.

Burime nga kuvendi thonë se partitë janë duke u koordinuar por se askush nuk e dinë se kur do të vazhdojë seanca konstitutive, ndërsa ka mundësi që ajo fare të mos mbahet sot.

Më tepër media gjatë mbrëmjes së djeshme kanë shkruar se ekziston pakënaqësi për një pjesë të kuadrove të propozuara nga Ali Ahmeti për përbërjen e re qeveritare.

Revolta, sipas shkrimeve ka të bëj me kandidaturën e Artan Grubit për zv/kryeministër, ndërsa më të zëshëm në kritikën e tyre janë dega e Çairit dhe Sarajit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme