Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës dënon ashpër dhunën ndaj Vitore Stavilecit

Dhunën nuk e arsyeton asgjë dhe përdorimi i dhunës si shprehje e pakënaqësisë është akt qyqar dhe i ulët.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj Vitore Stavileci, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi. Dhunën nuk e arsyeton asgjë dhe përdorimi i dhunës si shprehje e pakënaqësisë është akt qyqar dhe i ulët, thuhet në një komunikatë të kësaj shoqate për media.

RrGK thekson se është kundër çdo akti që cenon mirëqenien e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes pa marrë parasysh përkatësitë politike, zgjedhjet e tyre për të ardhmen e tyre dhe fjalët e shprehura, thuhet më tutje në reagim.

Andaj RrGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poena politike nga ndonjë subjekt politik në Kosovë.

“Një Kosovë e lirë nga dhuna, me të drejtën e lirë të shprehjes si parim bazik dhe me mundësi zgjedhje të lirë për çdo individ, janë parime me të cilat duhet të ndërtojmë shtetin tonë”.

Gruaja e ministrit Blerand Stavileci është sulmuar të hënën në mesditë në Prishtinë. Ajo ka pësuar disa lëndime, derisa është liruar nga spitali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme