Ish kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, është deklaruar lidhur me raportimet e disa mediave se ai është pjesë e konsensusit për zgjidhjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sejdiu për Klan Kosovën ka deklaruar se nuk ka kandidat konsensual në LDK, dhe se qëndrimet lidhur me kandidaturën e tij i ka shprehur publikisht edhe më herët.
Për këtë tha se e ka njoftuar edhe kryetarin aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në takimin e djeshëm.
” Jo, unë nuk jam pjesë e këtij konsensusi të përfolur. Qëndrimet e mia lidhur me kandidaturën time i kam shprehur edhe publikisht dhe për këtë e kam njoftuar edhe kryetarin aktual të LDK-së z.Mustafa në takimin e djeshëm dhe kryesinë qendrore nëpërmes tij. Është e ditur që delegatët e Kuvendit si organi më i lartë i LDK-së, duhet të zgjedhin kryetarin e LDK-së, në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe këtij organi nuk do të duhej t’i servohet e as imponohet asnjë kandidaturë”.
Ndryshe nesër Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së.