Edhe subjektet politike në vend dënuan ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës

Gazetar: Mefail Ismaili

– Advertisements –

Partitë politike në vend e kanë dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë, shkruan Alsat.

“Kuptohet që bota e civilizuar do duhet t’i përgjigjet me maturi çdo herë në emër të ruajtjes së asaj që duhet të jetë e shenjtë për çdo politikan është e përgjegjshme, jeta e njerëzve dhe fati i njerëzimit”, tha Ziadin Sela, ASH.

“Për VMRO DPMNE-në respektimi i normave të së drejtës ndërkombëtare ku bëjnë pjesë edhe sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Ukrainës janë të rëndësisë thelbësore”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Luftërat dhe agresionet ushtarake duhet t’i mbeten shekullit të kaluar, prandaj dënojmë çdo veprim të Rusisë në cenimin e sovranitetit territorial të Ukrainës”, theksojnë nga Lëvizja BESA.

“Këto sulme flasin për një botë të re ku nuk respektohet më as e drejta ndërkombëtare, as sovraniteti territorial e as pacenueshmëria e kufijve”, deklaroi Afrim Gashi, Alternativa. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme