Në Vojvodinë, provincën autonome të Serbisë, po kërkohet shkëputje nga Serbia dhe pavarësi e plotë, pas mbajtjes së referendumit në Kataluni të Spanjës, njofton Klan Kosova.
Nëpër qytete në Vojvodinë janë parë grafite të ndryshme ku shkruhet se Vojvodina dhe Katalunia janë shembull i njëjtë dhe kështu nëse pavarësohet njëra duhet të pavarësohet edhe tjetra.
Grafite janë parë edhe në Novi Sad që është qyteti më i madh i Vojvodinës dhe i dyti më i madhi në Serbi.
Vojovidna ka rreth dy milionë banorë, ndërsa ka gjashtë gjuhë zyrtare dhe jetojnë rreth 26 grupe etnike në të.