Edi Rama dhe Hashim Thaçi t’ia ngrehin veshin Ali Ahmetit

Autor: Skender Rexhepi – Zjedi

Lojtaret e felliqur politik Ahmeti – Gruevski pritet që këto ditë të bëjnë lojën e “patriotëve” dhe shkaku i kinse mospranimit të interesave kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve (që rrjedhin nga platforma e përbashkët shqiptare), të tentojnë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme me të cilat shpresojnë që do të ishin amnistuar krimet dhe tradhëtitë e tyre të bëra gjatë këtyre viteve deri sot.
Prandaj, ata që edhe ishin nismëtar të kësaj platforme, Edi Rama dhe Hashim Thaçi duhet që t`ia tërheqin veshin Ali Ahmetit dhe tia bëjnë me dije se nuk guxon t’i tërheq shqiptarët në këtë lojë të pistë dhe të mendoj të shkoj në zgjedhje të reja pa u ulur paraprakisht të gjitha subjektet politike relevante në vend ku do të ishte vendosur që fillimisht të shkohet në një marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase apo në një “Përzhino 3”, e pastaj mund të flitet për zgjedhje të reja eventuale.
Rrjedhimisht, nëse Rama dhe Thaçi e kanë pasur të sinqertë kujdesin ndaj shqiptarëve ketu, (e jo siç thonë gojëkëqinjtë se ata vetëm kanë dashur ta mbrojnë Ali Ahmetin dhe BDI-në), atëherë besoj që veçse edhe e dijnë që interesi historik kombëtar i shqiptarëve këtu është më i rëndësishëm se interesi i shpëtimit të një subjekti politik apo liderit të saj, ngase pamvarësisht lojërave të pista që i bënë me Gruevskin, nuk do të kishte institucion brenda apo jashtë vendit që do të mund ta shpëtoj Ali Ahmetin nga humnera poltike që do ta pësonte ai dhe partia e tij në zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ato.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme