Edi Rama dhe Vucic kanë një Këshilltar të përbashkët të lidhur me Sorosin

Njëri prej publicistëve të Tiranës, Artur Zheji, ka zbuluar se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe President i Serbisë, Aleksander Vucic këshillon prej një personi i cili është i lidhur me grupet e Sorosit në Tiranë e Beograd. Ka thënë se këshilltari i të dyve nuk është shqiptar dhe as anglez megjithëse flet rrjedhashëm anglishten.
“Nuk është shqiptar. Është i njëjti person që domethanë këshillon të dy këta. Është i huaji.

“Flet mirë anglisht por nuk është anglez. Shqiptar dhe as anglez nuk është. Është afër ambienteve sorosiane dhe merret me sondazhe”, ka thënë Zheji, për Gazetën Express, të dielën.

Së pari lajmin se i njëjti person këshillon Ramën dhe Vucic, Zheji e ka publikuar në një kolumne, e cila është publikuar edhe në Express.

“Thuhet se një nga këshilltarët e huaj të kryeministrit tonë, është edhe këshilltar i partnerit serb, të shkrirjes së akujve, Vuçiq”, ka shkruar Zheji, duke elaboruar idenë e Ramës për President gjithëkombëtar.

“Të jetë kjo deklaratë, këshillë e tij? Për të rritur respektivisht popullaritetin lokal të klientëve të tij, njeri president në Beograd dhe tjetri kryeministër në Tiranë? Llogjika ta do që po. Këshilltarët janë të djallëzuar dhe përllogarisin pasojën e duhur, të shkakut që shpërthen si kapsollë verbale…”, ka shtuar ai.

Edi Rama në përvjetorin e dhjetë të vjetorin e Pavarësisë doli me idenë e një Presidenti gjithëkombëtar. Më vonë e sqaroi se ishte vetëm ide imagjinare e tij. Ndërkohë, viteve të fundit, Rama ka vizituar disa herë Serbinë, duke takuar Aleksander Vucicin.

Kryeministri i Shqipërisë është përmendur kohëve të fundit se është i përfshirë edhe në idenë e ndarjes së Kosovës bashkë me Vucicin dhe Hashim Thaçin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme