Edi Rama i përgjigjet Kim Mehmetit: Karvani do të shkojë përpara sado të lehin qentë

“RILINDJA E BUJQËSISË – Një ndër shembujt më kuptimplotë për pse karvani do të shkojë përpara sado të lehin qentë”, me këtë postim i është kundërpërgjigjur siç duket kryeministri Edi Rama shkrimtarit Kim Mehmeti, deklarata e të cilit bëri bujë në media lidhur me punën e kryeministrit Rama.

“Rama është një artist i parealizuar. Ai edhe ekspozitat i ka hapur, pasi është bërë kryeministër. Unë do të isha turpëruar, nëse do të botoja romane pasi të isha bërë kryeministër. Kemi frikë të hapim edhe frigoriferin, se na del kryeministri i Shqipërisë. Shpesh shtrojë pyetjen; kur ai kryeministër punon? Nuk di që të ketë gjëkundi ndonjë kryeministër që jep auto-intervista nga 2 orë, një herë në javë. Nuk e di kur punon, të bësh shtet me Facebbok…nuk e di”, ka thënë mendimin e tij dhe ka portretizuar Ramën-kryeministër, shkrimtari i njohur shqiptar..

I pyetur nëse mendon që Edi Rama ka nevojë për mandatë të dytë si kryeministër i Shqipërisë, Kim Mehmeti është i qartë për atë që mendon; “Absolutisht jo, madje edhe këtë mandate e ka pasur tepër”, ka deklaruar Mehmeti.

“Dje në Divjakë dhe Lushnjë, ku është edhe zona më intensive bujqësore e vendit, ku më shumë se 400 km kanale ujitëse e kulluese po pastrohen nga dherat, plehrat, ferrat, inertet e llumrat e mbledhura në 25 vjet, por edhe po rindërtohen nga themeli me veshje betoni e rrjeta hekuri, për të çuar ujin në çdo m2 tokë buke. Jo vetëm kaq, por për zonën e Divjakës, po ndërtohet për të parën herë në Shqipëri një sistem modern ujitjeje me matës dhe “rubineta”, për të mos çuar dëm asnjë pikë uji dhe për të mos patur mungesë uji as në kushtet e thatësirës më të madhe! Ky sistem do të shtrihet hap pas hapi më tej, në gjithë rajonin e Fierit e më gjerë në rajonet e tjera.

Vetëm përmes operacionit të pastrimit të vitit të shkuar janë plot 5060 ha sipërfaqe tokë bujqësore dhe 8350 familje fermerë përfituese në Divjakë, Fier-Shegan, Krutje, Mërtish, Goriçaj, Grabian e me radhë, që për herë të parë kanë pasur furnizim normal me ujë në parcelë.

Ky program ujitjeje e kullimi i financuar me një fond të posaçëm që është më i madhi në 25 vjet për ujin në parcelë, jo vetëm do të shpëtojë familjet nga pasojat e thatësirës e të përmbytjeve për shkak të bllokimit të kanaleve, po do të shpëtojë edhe tokën nga kripëzimi që e nxjerr atë jashtë përdorimit për shkak të nxjerrjes së ujit me puse nga vetë fermerët; një histori më vete e rrënimit të 25 vjetëve pa shtet, që u ka kushtuar shtrenjtë edhe familjeve fermere të detyruara të investojnë për këto puse shumë të dëmshme për tokën”, ka shkruar Rama në përpjekje për të justifikuar punën e tij./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme