Edi Rama me mësuesit: U rikthyem dinjitetin

Në takimin e fundviti me mësues, kryeministri shqiptar, Edi Rama bëri publikë tre objektivat kryesorë të qeverisë së tij në këtë mandat të dytë

Objektivat lidhen me ndërtimin e shkollave të rjea, arsimin profesional dhe shpërndarjen e tij në territor.

“Ndërtimi i 140 shkollave të reja model për 40 mijë nxënës, si dhe 61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës. Nga 3 mijë nxënës që gjetëm në arsimin profesional, aktualisht janë të regjistruar 27 mijë e deri në 2021-n, do të jenë të regjistruar mbi 54 mijë të rinj shqiptarë. Çdo bashki do të ketë të paktën një shkollë profesionale, të specializuar në nevojat e tregut lokal”, deklaroi kryeministri, shkruan Top Channel.

Rama thotë se asnjëherë nuk mjafton, por shprehet krenar, që sipas tij, në mandatin e parë premtimi i rikthimit të dinjitetit për arsimtarët është realizuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme