Edita Tahiri: S’ka normalizim pa e pranuar Serbia Kosovën

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë ka thënë se të dyja vendet duhet ta bëjnë demarkacionin si dhe pagesën e dëmeve të luftës.

Këto komente ish-ministrja për dialog i bëri gjatë një tryeze për normailizimin e raporteve Kosovë-Serbi që po mbahet në Mitrovicën e Veriut, e ku po merr pjesë edhe ish-kryenegociatori serb në bisedimet e Brukselit, Borko Stefanoviq.

Sipas Tahirit, dialogu në Bruksel, ka vënë  bazat për marrëveshje në mes të dyja shteteve, pasiqë ato kanë bërë luftë.

” S`ka normalizim mes të dyja vendeve dhe dy popujve, pa e pranuar Serbia, Kosovën”, ka deklaruar mes tjerash ajo, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme