Edlira Palloshi Disha në “Poligraf”: Fushatat dezinformuese janë aktive sidomos gjatë periudhave të zgjedhjeve

Në emisionin “Poligraf” në TV Alsat mysafire ishte ekspertja për dezinformata, Edlira Palloshi Disha nga Universiteti i Evropës Juglindore, e cila foli për temat për të cilat përhapen dezinformata më së shpeshti, si dhe për mënyrat më të mira që qytetarët t’i njohin dhe të mbrohen prej tyre.

Poligraf: Në çfarë tema më së shumti vërejmë dezinformimin, por edhe nëse ju ka rastisur juve së fundmi të vëreni ndonjë dezinformatë apo ndonjë lajm të rremë?

Edlira Palloshi Disha: Era, sot ne jemi dëshmitarë se hapësira informative apo thënë më mirë diskursi publik është i mbushur me informata jo të sakta të llojeve të ndryshme me çrast po e pengon diskutimin konstruktiv dhe objektiv me këndvështrime të ndryshme për temat e çështjeve të rëndësishme dhe senzitive për shoqërinë. Fushatat dezinformuese janë mjaft aktive, veçanërisht gjatë kohës të zgjedhjeve dhe veçanërisht gjatë kohëve senzitive për shtetin.

Duhet ta keni parasysh se fushatat dezinformuese janë informata mashtruese mirë të orkestruara dhe të planifikuara të cilat kanë për qëllim ta thellojnë polarizimin e një shoqërie, ta minojnë procesin demokratik të një vendi si dhe të ulin besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore dhe tek mediat. Temat të cilat përfshihen në këtë rrjet manipulues të themi, variojnë nga politika, ekonomia e deri te shëndeti, siç ishte rasti me Covid-19, por është me rëndësishme të ceket se efekti i të gjitha këtyre manipulimeve është mbjellja e mosbesimit te qytetarët.

Narrativet që kohëve të fundit po duket që kanë qëllim nxitës ma tepër janë politike në natyre, siç janë çështjet identitare, të shtetësisë apo marrëdhëniet ndëretnike, si p.sh “bullgarizimi i maqedonasve” apo “marrja e shtetit nga shqiptarët”. Raportet e ndryshme ndërkombëtare, por edhe te ne, tregojnë se këto kampanja malinje intensifikohen gjatë periudhave të zgjedhjeve. Ashtu siç e ceka edhe me lartë, kështu kemi rastin me ndryshimet kushtetuese, ashtu siç ishte rasti me referendumin, regjistrimin e popullatës apo Revolucionin Laraman.

Poligraf: Pra, këto dezinformata lirshëm mund të themi që i gjejmë në çdo sferë të jetës…

Edlira Palloshi Disha: E vërtetë, po!

Poligraf: Po për shkak se qytetarët në përditshmëri konsumojnë informacione, që nga momentet e para kur zgjohemi e deri në momentet e fundit kur përgatitemi për ta mbyllur ditën, si është mënyra më e lehtë që një qytetar të detektoj që, në fakt është, le te themi, viktimë apo po bie në grackën e dezinformacionit?

Edlira Palloshi Disha: Tani më veç ekzistojnë projekte të ndryshme që flasin për edukimin mediatik të të gjitha shtresave të shoqërisë, duke filluar nga shkollimi fillor, dhe mënyrës se si qytetarët duhet t’i qasen informacioneve onlajn. D.m.th, nga verifikimi i burimit, nga verifikimi i datës, i fotografisë, i tekstit, gjithashtu programe që krijojnë shkathtësi për të dalluar faktet nga opinionet , shmangien e titujve ku përdoret gjuhë, fjalor emocional apo sensacional që nxit apo intensifikon kryesisht ndjenja negative tek qytetari.

Ajo që është me rëndësi të ceket këtu është se nëse analizojnë çështjen e ndjeshmërisë ndaj dezinformatave në nivel individual, doemos duhet t’i kemi parasysh, secili nga ne, ato barrierat kognitive – siç është konfirmimi njohës, një gjendje e pavetëdijshme e jona që na çon të marrim apo kërkojmë informacion që është konfirmues me bindjet tona paraprake. Me ç’rast ne nuk i lejojmë vetes, apo e privojmë veten nga marrja e informatave me këndvështrime të ndryshme dhe me ç ‘rast lejojmë krijimin e atyre dhomave të jehonës. / Intervistoi: Era Gjakova

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme