Edmond Ademi nga LSDM tha se ai nuk është pjesë e grupit parlamentare të LSDM-së dhe nuk e di se çfarë komunikimi ka pasur atë ditë në Kuvend mes partive politike.
“Atë që e dinë unë besoj se në baza ditore kanë komunikuar në drejtim që hapa do të ndërmerren. Për atë ditë besoj se edhe Sela, Ahmeti dhe Zaev, kanë qenë në koordinim. Mund të konfirmojë se deputetë te BESËS ishin në Kuvend kur u lexua betimi dhe kur u zgjodh Xhaferi. Ndërsa a ka pas komunikim si ka qenë komunikim nuk e di ngaqë nuk jap pjesë e grupit parlamentar”, ka thënë Ademi.
Ai ka shtuar se merremi me gjëra të pakuptimta pas ngjarjeve të enjtes.
“Ajo që ndodhi të enjten ishte akt terrorist i VMRO-DPMNE-së në bashkëpunim me struktura kriminele kundër të zgjedhurve të popullit. Deputetët me emër dhe mbiemër janë bartës të sovraniteti. Ataku ndaj tyre është atak ndaj 700 mijë votuesve. Me rëndësi është që forcat politike, shumica e re, me rëndësi është që hapi i parë drejt debllokimit u bë, ndërsa tani pason formimi i një qeverie reformiste”, ka deklaruar Ademi në emisioni, “Arena”, duke shtuar se energjinë duhet ta drejtojmë në kahe të duhur.
Ai tha se huliganët kishin caqet e tyre.
“Ishte Zoran Zaev, ZIadin Sela dhe kryetari i sapozgjedhur i kuvendit Talat Xhaferi. Këtu ishte Radmilla, Oliver Spasovski dhe disa deputetë tjerë. S’kam dilemë se grupi ka pasur target të caktuar”, tha Ademi. /SHENJA