Eduard Halimi: Paralizimi i News24 me polici, çështje përtej një kontrate qiraje


Ish-ministri i Drejtësisë dhe avokat Eduard Halimi ka dënuar ndërhyrjen e forcave të policisë ndaj News24, Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare, duke e cilësuar si një veprim që shkon përtej një mosmarrëveshjeje qiraje.

Halimi theksoi se paralizimi i një televizioni kombëtar me përdorimin e policisë është provë për shtetin e së drejtës, ku media ka rolin e “rojtarit publik”. Ai kujtoi vendimet e Gjykatës së Strasburgut që kërkojnë garanci procedurale të forta, bazë ligjore të qartë dhe mbikëqyrje gjyqësore përpara çdo ndërhyrjeje që prek funksionimin e mediave.

Reagimi i plotë:

Liria e medias përtej një kontrate qiraje!

Ndërhyrja policore për “lirimin” e godinës së TV News24 dhe paralizimin e kësaj medie kombëtare nuk është thjesht çështje e një kontrate qiraje — e cila duhet, zgjidhet gjyqësisht dhe ekzekutohet sipas KPC, por është provë për shtetin e së drejtës, ku media luan rolin thelbësor të qenit “rojtar publik”.

Gjykata e Strasburgut dhe ICSID kanë theksuar në shumë vendime se kërkohen garanci procedurale të forta dhe mbikëqyrje gjyqësore efektive para çdo ndërhyrjeje në ambientet e medias.

“Çdo kontroll apo sekuestrim ndaj mediave duhet të paraprihet nga garanci procedurale të forta” – Strasburg, 2010.

Shteti duhet të ketë bazë ligjore të parashikueshme dhe të shmangë ndërhyrje që paralizojnë një televizion.

“Ndërhyrjet që paralizojnë funksionimin e mediave kërkojnë bazë ligjore të qartë” – Gjykata e Strasburgut, 2012.

Detyrimi pozitiv i shtetit është të mbrojë pluralizmin e mediave, jo ta dobësojë atë me masa policore.

“Shteti ka detyrimin pozitiv të sigurojë pluralizëm të mjaftueshëm në media” – Strasburg, 2009.

“Mungesa e mbrojtjes nga presioni shtetëror dhe përdorimi policor shkel nenin 10” – Strasburg, 2000.

Paralizimi i një TV kombëtar me përdorimin e forcave policore është çështje përtej një kontrate qiraje. Është përdorimi i ‘Power Police’ kundër ‘Sole Effect’

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme