Efektivi i FNSH-së u gjet i pajetë në kanal, Policia jep detajet e para: Nikol Lekndreaj e mori rrjedha e ujit, ja ku u gjet trupi i tij

Mëngjesin e sotëm efektivi i FNSH-së, Nikol Lekndreaj, është gjetur i pajetë në një kanal në Shkodër. Uniformat blu kanë dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë, lidhur me shkakun dhe si është bërë gjetja e trupit të tij.


Sipas bluve ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 në fshatin Bardhaj të Shkodrës, kur efektivi ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tij si pasojë e motit të keq, duke përfunduar kështu në kanalin me ujë.

Rrjedha e ujit e mori me vete efektivin, duke vështirësuar kështu gjetjen e tij të menjëhershme.

Ai është gjetur në kanal që të çon në lumin Kir.

Trupi i tij i pajetë u gjet orët e para të mëngjesit.

NJOFTIM

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.

Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme