Egro: Anëtarësimi në BE është ylli polar i politikës së jashtme të Shqipërisë

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria, tanimë një kohë të gjatë po trokasin në derën e Bashkimit Evropian, dhe meqenëse kjo derë nuk po hapet, atëherë këtyre dy vendeve nuk ju mbetet gjë tjetër përpos që të presin deri sa dera të hapet. Kështu vlerëson në “Programi 200”, gazetari Franko Egro. Sipas tij kryeministri dhe të gjithë aktorët e tjerë politik në Shqipëri janë pro integrimit evropian dhe se alternativ tjetër nuk ka.

“Në rast se Franca një nga dy lokomotivat e rëndësishme të BE-së, e frenon këtë proces, sigurisht që krijohet një ngërç i madh. Sa i përket Tiranës zyrtare që nga momenti i ndryshimeve epokale këtu në Shqipëri, anëtarësimi në BE është ylli polar i politikës së jashtme të Shqipërisë. Nga an tjetër kryeministri por edhe të gjithë liderët politik, qoftë të majtë, qoftë të djathtë kanë nënvizuar se ne nuk kemi qasje tjetër me përjashtim të integrimit në BE. Nuk varet nga ne se çfarë kërkojnë ata, nga ne varet që të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, por duke qenë se kërkojnë të angazhohemi në një klub apo ndonjë organizëm vlerash reale demokratike, ne këto detyra duhet ti bëjmë, jo mirëfilli, jo vetëm për tu anëtarësuar në BE, por për të përmirësuar cilësinë e demokracisë dhe cilësinë e jetës të çdo qytetari shqiptarë”, deklaroi, Franko Egro, gazetar./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme