Ekskluzive: Këto janë dy pikat e projektligjit për Gjykatën Speciale, që do të dërgohet në Kuvend javën e ardhshme!

Derisa deputetët nga radhët e PDK-së, kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, nga Qeveria e Kosovës kanë filluar hartimin e një projektligji për Gjykatën Specaiale.

Sipas burimeve të “Gazeta Blic” brenda koalicionit qeverisës, “PANA”- Lista Serbe, burime të cilat e kanë parë dokumentin, dy prej pikave të projektligjit për Specialen, i cili pritet të procedohet në Kuvend brenda javës së ardhshme, janë shfuqizimi i ligjit ekzistues për këtë gjykatë dhe bartja e kompetencëave të saja tek gjykatat vendore.

“Dy prej pikave të projektligjit i cili do t’i propozohet Kuvendit për ndryshim brenda javës së ardhshme janë; 1. Shfuqizimi i Ligjit per Gjykaten Speciale dhe 2. Bartja e te gjitha kompentencave te Gjykatat lokale”, thonë burimet e njëjta.

Ndërkohë burime nga PDK, kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” se është deputeti nga radhët e kësaj partie Nait Hasani ai i cili ka nisur inciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme.

Nënshkrimet e nevojshme ende nuk janë mbledhur, por po tentohet që sot të sigurohen 40 të tilla për të thirrur seancën e jashtëzakonshme.

Sot në Kuvend do të diskutohet edhe lidhur me peticionin e Organizatave të Veteranëve të Ushtrisë Çliriamtare të Kosovës, për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. /Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme