Ekskluzive/ Këto janë komunat ku Vetëvendosje pret fitoren e sigurtë (FOTO)

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte rritjen më të madhe të votave që nga themelimi i saj. Me 32 ulëse të siguruara në parlamentin e Kosovës, ajo tashmë është subjekti politik më i madh në Kosovë.

Rritja e ndjeshme e votave është regjistruar në komuna të mëdha të Kosovës dhe pikërisht në këto komuna Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të garojë me emrat kryesorë të partisë. Deputetët Driton Çaushi, Sami Kurteshi, Faton Topalli dhe Mytaher Haskuka shpejtë do të mund të jenë të detyruar të lirojnë ulëset e parlamentit nëse do të dalin të suksesshëm në zgjedhjet lokale, njofton portali Sakte.net

Referuar votave të kandidatëve aktual për kryetarë komunash të cilët ishin edhe pjesë e listës për deputetë, kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti mund të konsiderohet si favorit absolut për të fituar edhe një mandat 4 vjeçar në udhëheqje të kryeqytetit.


76 mijë vota kishe grumbulluar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Mandatin e deputetit Ahmeti e dorëzoi për t’i rikandiduar edhe për një mandat në garën për kryeqytetin.

10.360 votues ia kishin dhënë besimin si depuetet kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Gjakovën, Driton Çaushi.

10.164 vota ishin në adresë të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Gjilanin, Sami Kurteshi.

9.136 vota kishte grumbulluar deputeti Faton Topalli, i cili është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Ferizajit. Topalli ishte deputet i këtij subjekti politik edhe në legjislaturën e kaluar.

8. 656 vota kishte grumbulluar Salih Saliu, kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Vitisë.

7.443 vota kishte siguruar Mytaher Haskuka, personi i cili do të ketë barrën kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje në Kom[{ loading … }]

Vetëvendosje në Vushtri ka bërë të ditur se do të garojë me Besim Muzaqi, Aziz Bici do të jetë kandidat për komunën e Obliqit, Ibër Elezaj në Klinë, Ajet Potera për Besjanë, Shemsi Elezi në komunën e Drenasit, Sali Zyba kandidat për komunën e Therandës, ndërsa Bashkim Nurboja kandidat për Komunën e Pejës. Selatin Retkoceri do të jetë kandidat për Komunën e Lipjanit, Agron Avdiaj për Komunën e Istogut, etj./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme