Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe ai turk Tayyip Erdogan, kanë biseduar lidhur me tentimin e dështuar për grusht shtet në Turqi në fundjavë. Kjo është konfirmuar nga vetë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
Temë e posaçme e diskutimit ka qenë statusi i klerikut Fetullah Gylen, i cili jeton në Amerikë. Sipas presidentit turk, Erdogan, është pikërisht Gylen organizator i grusht shtetit në Turqi.
Obama i ka ofruar përkrahje homologut turk me kushtin që qeveria turke të jetë e përmbajtur ndaj personave që ishin të përfshirë në grusht shtet.
Ndërkohë, sipas marrëveshjes së traktatit midis dy shteteve, pas bisedës telefonike Obama – Erdogan, Turqia ka dorëzuar edhe zyrtarisht kërkesën për ekstradim të Gulenit.
Portali Sakte.net mëson nga burime të mirinformuara se një prej kushteve të dorëzimit të Gylen është që hetimet të zhvilohen nga një panel që do të përbëhet nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor dhe çdo gjë të jetë transparente për publikun./Sakte.net