Gjykata Themelore e Gjakovës, e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn lidhur me rastin e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Gjykata Themelore ka hedhur poshtë akuzat nga prokuroria se Limaj si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar, apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Edhe në seancën e fundit gjyqësore, Limaj kishte deklaruar se është i pafajshëm në lidhje me akuzat, duke u shprehur se ka qenë i bindur në pafajësi që nga fillimi.
“Që nga fillimi kam qenë i bindur në pafajësi, pasi nuk kishte prova, por jam i bindur që edhe vetë prokuroria e ka ditur që nuk ka prova. Edhe nëse në shqyrtimin gjyqësor nuk kanë arritur të gjenden kryesit e veprës, dhe urdhërdhënësi, konsideroj se për familjet e dëmtuara ka qenë satisfakcion, për faktin që është vërtetuar se tendenca për t’i njollosur ka qenë e pasuksesshme”, ka thënë Limaj./Gazeta Blic/