Ekskluzive/ Shpend Ahmeti pas mandatit si kryetar i Prishtinës, po mendon tërheqjen nga politika

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje! është duke menduar tërheqjen e tij nga jeta politike dhe rikthimin në profesionin e mëparshëm, atë të profesorit. Kështu së paku kanë bërë të ditura burime pranë kryetarit Ahmeti për portalin Sakte.net

Në letrën e tij të dorëheqjes, ndonëse ka shprehur pakënaqësi në raport me subjektin pjesë e të cilit ishte derisa i fitoi dy mandate si kryetar i Komunës së Prishtinës, Ahmeti ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkëngjitet asnjë formacioni politik.

Përpos grupit të dorëhequrve nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmetit mësohet se ofertë për t’iu bashkëngjitur i ka bërë edhe kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli me partinë e të cilit Ahmeti aktualisht bashkëqeverisë komunën e Prishtinës./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme