Së shpejti kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pritet të kalojë në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), bëjnë të ditur burimet e mirëinformuara të portalit Sakte.net
Ahmeti, i cili fitoi për herë të dytë mandatin për të udhëhequr me komunën e Prishtinës pas një gare të ngushtë me kandidatin e LDK – së, kohë më parë dha dorëheqje nga subjekti me të cilin fitoi dy palë zgjedhje radhazi, Lëvizja Vetëvendosje.
Ahmeti njihet për afërsinë e tij me Haradinajn. Në kohën e bashkëpunimit të VLAN, Haradinaj i kishte ofruar poste të rëndësishme brenda partisë së tij, të cilat asokohe i kishte refuzuar Shpend Ahmeti.
Mirëpo, pakënaqësitë e tij që u shfaqën në publik në valën e dorëheqjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë ndikuar që të rishikojë pozicionimin e tij politik në të ardhmen, bëjnë të ditura burimet e portalit Sakte.net
Ahmeti për herë të dytë është në bashkëqeverisje lokale në komunën e Prishtinës me Alenacën për Ardhmërinë e Kosovës.
Jo shumë kohë më parë, qeverisja e Ramush Haradinajt kishte marrë vendim që Pallati i Rinisë të kaloj në duar të Komunës së Prishtinës, që kështu t’i hapej rruga financimit nga Komisioni Evropian. Njëkohësisht, Haradinaj kishte zhbllokuar edhe procession e “Ligjit për Prishtinës”, gjë që i mundëson kryeqytetit të arkëtojë 10 milionë euro buxhet vjetor më shumë.
Tash së fundmi janë firmosur edhe disa marrëveshje midis ministrive dhe komunës së Prishtinës që pritët të ndikojnë gjallërimin e jetës kulturore dhe sportive në kryeqendrën kosovare./Sakte.net