Megjithëse Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që t’i pezulloi negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, numri dy i saj Agim Veliu, është takuar me njeriun më të afërt të afërt të Albin Kurtit, në Mitrovicë, Agim Bahtirin.Burime të “Gazeta Blic” brenda LVV-së dhe LDK-së kanë konfirmuar se takimi mes Bahtirit dhe Veliut po zhvillohet në njerin nga restaurantet në kryeqytet.“Përfaqësues të LVV-së dhe LDK-së kanë nisur një takim nga ora 10:00 në njerin nga restaurantet në Prishtinë. Agim Bahtiri nga LVV dhe Agim Veliu nga LDK, janë takuar për të negociuar lidhur me detajet e marrëveshjes për koalicion qeverisës“, pohojnë burimet e “Gazeta Blic” brenda dy partive.
Ndryshe, dyshja Bahtiri dhe Veliu kanë afërsi mes vete dhe duket se e kanë shfrytëzuar atë për harmonizim të qëndrimeve politike.Ky takim i tyre vjen një ditë pasi që Veliu, shprehu mospatimet e tij për një koalicion me LVV-në