LEXO EDHE:
Gazetar Mahir Thaçi
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll përmes linjes çarter u nis drejt Portos, ku e pret përballja finale e play off-it të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”, kundër Portugalisë, shkruan Alsat.
Lajmi i mirë për trajnerin Milevski është fakti se ska mungesa dhe se të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin. Arbitër fatlum për Maqedoninë Lajm tjetër , ndoshta edhe pozitiv për Maqedoninë është se arbitri Entoni Tejlor do të drejtojë sfidën në stadiumin “Dragao” në Porto.
I njëjti drejtoi sfidën finale të Ligës së Kombeve, në mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, e cila u mbyll me fitore minimale 0-1 të Maqedonisë me golin e Pandevit. Përballja në mes Portugalisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet të martën, në stadiumin “Dragao” në Porto, në orën 20.45. /Alsat.mk