Ekspertët alarmojnë: Lëndët narkotike janë lehtë të kapshme për të rinjtë

Gazetar: Mefail Ismaili

– Advertisements –

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë destinacion dhe vend strategjik i mafias ndërkombëtare për transitin e drogës për në Evropë. Kështu vlerëson eksperti i sigurisë Nikolla Dujovski, sipas të cilit lëndët narkotike janë lehtë të arritshme edhe për të rinjtë në vendin tonë, shkruan Alsat.

“Ne nuk kemi asnjë aksion posaçërisht në shkollat e mesme përmes së cilëve përgjegjësit për parandalim në MPB, në punën dhe politikën sociale, organizatat joqeveritare do të zbatojnë fushatë parandaluese që të rinjtë mbahen larg. Nuk është e mjaftueshme të dëgjojmë se dikush është dënuar me dënim me kusht me burg ose me dënime afat shkurte me burg”, tha Nikolla Dujovski, ekspert për Siguri.

Dujovski thotë se vendi në aspektin gjeostrategjik është tokë e favorshme për transitin e drogës sidomos asaj që qarkullon nga Afganistani, përmes Lindjes së Mesme dhe përfundon në Evropën Perëndimore. Kjo për faktin se ruta është më e letë dhe nuk shfrytëzohet komunikacion ujor dhe ajror.

“Një periudhë më të gjatë kohore, vendi u shndërrua si tokë e frytshme edhe për transit por edhe si destinacion i fundit i drogës. Është sekret publik se droga është lehtë e arritshme edhe për nxënësit e shkollave të mesme edhe për studentët dhe njerëzit e ri. Aksionet e MPB-së në periudhën e fundit, flasin për atë se me të vërtetë ka shumë drogë në vend”, theksoi Nikolla Dujovski, ekspert për Siguri.

Por nga MPB thonë se policia vazhdimisht rrit efikasitetin në luftën kundër kontrabandës së drogës. Madje edhe në bashkëpunim me kolegët ndërkombëtar.

“Vetëm në javën e fundit mund të flasim për disa aksione të mëdha. Kishim në dy aksione të ndryshme konfiskim të mbi 1.6 tonë marijuhanë në Strumicë dhe në Prespë, ndërsa javën e kaluar kishim konfiskim të mbi një tonë prekursorë prej të cilëve bëhen amfetamine, që është materie që në prodhimin përfundimtar kushton nga 50 milion deri në 200 milion euro në treg. Këto janë sasi të mëdha”, u shpreh Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Nga policia thonë se vetëm në fillim të këtij viti në vendin tonë kanë arrestuar disa dilerë lokal të drogës. Nga MPB njoftojnë se gjatë vitit të kaluar kanë ndërprerë 16 transporte ndërkombëtare të marijuhanës me vlerë prej 15 milion euro, janë kryer 400 bastisje të shtëpive dhe 350 kontrolle të personave dhe automjeteve në gjithë vendin. Ndërsa janë marrë masa ndaj 941 personave. Janë konfiskuar 1 800 kg marijuhanë, 20 502 rrënjë marijuhane, 2 300 fara të kanabisit, rreth 1 500 tableta të drogës sintetike, 8 kilogram hashash, 1.2 kg heroinë dhe lëndë të tjera narkotike. Ndërsa padi penale janë ngritur kundër 287 personave për 215 vepra penale për “prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të lëndëve narkotike./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme