Për këtë arsye institucionet në Kosovë duhet të rrisin nivelin e sigurisë, e sidomos në kohë të festave të fundvitit. Kështu alarmojnë ekspertët e sigurisë në vend.
Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka thënë për Tribuna Channel se sulmet e mbrëmshme duhet ta alarmojnë edhe Kosovën që të përgatitën në parandalim të sulmeve që po rrezikojnë çdo ditë Evropën.
Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se në Kosovë ka pasur që kanë përfunduar suksesshëm në parandalimin e sulmeve eventuale që do të mund të ndodhin.
Kurse, sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Kosova ka një angazhim serioz në këtë drejtim duke filluar në krijimin e kornizës ligjore dhe formimin e mekanizmave në luftimin e terrorizmit./Albeu.com/