Ekspertët kundërshtojnë ministrin se rritja e pagës minimale rrit informalitetin

Propozimi i Këshillit Ekonomiko Social, që paga minimale të ngrihet në 250 euro, sipas shoqërisë civile, nuk ndikon aspak në rritjen e informalitetit dhe papunësisë, ashtu siç po pretendon qeveria.

Sipas Jeton Zylfajt nga Lëvizja “Fol”, i cili ka hulumtuar lidhur me këtë çështje, thotë se fillimisht duhet të kryhet një lloj i fizibilitetit për të parë gjendjen në terren dhe kjo çështje të zgjidhet në mënyrë të ndarjes së sektorëve, raporton KTV.

Qeveria, përveç mbrojtjes së bizneseve, siç ka bërë gjatë gjithë kohës, obligohet t’i mbrojë edhe punëtorët, duke ua rregulluar tregun e punës si dhe të zbatojë ligjet dhe Marrëveshjen Kolektive që ka hyrë në fuqi nga 2015-ta e nuk është zbatuar asnjëherë, thotë Zylfaj.

Ai thotë se asnjëri nga bizneset nuk duhet të përfitojë në kurriz të punëtorëve.

Se qeveria ka dështuar të luftojë informalitetin, i cili llogaritet të jetë rreth 34 për qind, e thotë edhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet.

Brikenë Hoxha mendon se çfarëdo vendimi nga ana e qeverise për apo kundër kësaj rritjeje është pa vlerë, përderisa kjo e fundit nuk monitoron mjaftueshëm bizneset përmes inspektorëve.

Që nga viti 2011, Këshilli Ekonomiko Social nuk ka arritur të rrisë pagën minimale, e cila është 170 euro.

Megjithëkëtë, sindikalistët të cilët mbrojnë të drejtat e punëtorëve i kanë dhënë ultimatum qeverisë që deri më 11 janar të marrë një vendim për rritjen e pagës minimale.

Në rast se nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë sipas tyre, protestat dhe grevat në të gjithë sektorët do të jenë të pashmangshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme