Ekspertët: Marrëveshja e majit e pavlefshme

Përderisa është e pashkruar dhe e pa përkthyer në ligje, parimi i koalicionimit “fituesi me fituesin” paraqet një marrëveshje të paqenë, vlerëson profesori Mersim Maksuti. Sipas tij, edhe po të ishte i shkruar në formë ligjit, ky parim tani është i pavlefshëm pasi BDI-ja nuk ka marrë mjaftueshëm vota për të përfaqësuar vullnetin e shumicës.

 Meqë kjo marrëveshje e majit 2007 nuk është publikuar deri tani, nuk është nënshkruar nga liderët politik dhe nuk ka reflektuar në ligje, në akte juridike si ato të Marrëveshja e Përzhinës, atëherë paraqet një marrëveshje joefektive, të paqenë dhe që nuk kërkon respektim. Parimi se fituesi me fituesin mund të bëjnë qeverinë, në rastin konkret VMRO dhe BDI nuk është i qëndrueshëm sepse demokracia kërkon që Qeverinë ta bëjë shumica – tha profesori Mersim Maksuti.

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, ditë më parë kishte deklaruar se Marrëveshja e majit e vitit 2007 ishte iniciuar nga BDI-ja por pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, është e padrejtë që partia e Ahmetit të veprojë në emër të vullnetit të shumicës.

 Ajo marrëveshje ka një parakusht që subjekti shqiptar në atë marrëveshje të kishte legjitimitetin shumicë brenda votuesit shqiptar. Fakt i pamohueshëm është që pas këtyre zgjedhjeve, BDI nuk është përfaqësuesi i vetëm dhe i vullnetit të shumicës shqiptare prandaj edhe do të ishte e padrejtë në qoftë se do të bënte ndonjë kombinim në emër të vullnetit të shumicës shqiptare me qenë se ka dhjetë mandate mirëpo nuk përfaqëson një vullnet të fuqishëm apo mbi 51 % të votuesit shqiptar – ka deklaruar muajin e kaluar Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.

E pyetur sot nga Alsat, nënkryetarja Arifi thotë se vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim. Duke folur rreth Marrëveshjes së Majit dhe parimit ‘fituesit me fituesin’, vetë ish kryeministri Nikolla Gruevski, në vitin 2007 kishte deklaruar se bëhet fjalë për një proces verbal që nuk ka peshë të një dokumenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme